Vojvodina hap zyrë në Bruksel, alarm në Beograd për ambiciet separatiste të Novi Sadit   Leave a comment

“Southeast European Times”

Shpërthejnë polemikat lidhur me zyrën e Vojvodinës në Bruksel. Krahina veriore e Serbisë, e banuar në shumicë nga hungarezë etnikë, do të përurojë zyrën e saj të Brukselit brenda disa javësh, veprim që partitë nacionaliste në Beograd e shohin si një hap drejt separatizmit 
Zyrtarët e Vojvodinës thonë se kanë shpresa të mëdha lidhur me hapjen e një zyre në Bruksel në mes të tetorit, kryesisht për të patur mundësinë e përdorimit të fondeve europianë. Ata thonë se kjo është një praktikë normale europiane dhe mbi 300 rajone nga shtete të ndryshëm europianë kanë zyra në Bruksel. “Eshtë shumë e rëndësishme që jemi të pranishëm në vendin ku bëhen vendimet. Duke hapur një zyrë në Bruksel, shpresojmë të kemi mundësinë e përdorimit më të kollajtë të projekteve europianë dhe mundësi më të mira për investimin e huaj në Vojvodinë,” i tha SETimes kreu i zyrës së ardhshme në Bruksel Predrag Novikov. E gjithë Serbia mund të përfitojë nga kjo, shtoi ai.
Veprimi ka shkaktuar një alarm në Serbi dhe ka çuar në deklarata se veprimi është pjesë e prirjeve separatistëve të partive të ndryshme të Vojvodinës dhe udhëheqësve krahinorë. Partitë e krahut të djathtë protestuan më parë ndaj statusit të Vojvodinës, duke pretenduar se i la marrëdhëniet mes Vojvodinës dhe qeverisë qendrore shumë të shlirta. Njoftimi rreth zyrës së Brukselit ndezi veçanërisht reagime akuzues. Partia Demokratike e Serbisë (SDD) në Vojvodinë pretendoi se ka parti dhe njerëz brenda administratës së Vojvodinës që “propagandojnë separatizëm”. Janë ata që kanë këmbëngulur më shumë në hapjen e zyrës së Brukselit, i tha SETimes përfaqësuesi i DSS-së Borko Iliç. I pyetur pse DSS nuk kishte asnjë problem me faktin se qytetet serbë të Nishit dhe Kragujevacit kanë zyra në Bruksel, por kundërshton atë të Vojvodinës, Iliçi u përgjegj se autoritetet e Vojvodinës kishin kërkuar status të posaçëm për përfaqësuesit e tyre, si dhe pasaporta diplomatike. “Gjithashtu, askund në kontratën mbi hapjen e zyrës së Vojvodinës nuk përmendet se përfaqësuesit krahinorë kanë një detyrim të përfaqësojnë një vijë politike në përputhje me qeverinë qendrore (kombëtare)”, tha Iliçi. Kundërshtarët e zyrës së Vojvodinës në Bruksel vënë në dukje një deklaratë nga ish-Ambasadori gjerman në Beograd Andreas Zobel mbi Kosovën, që dha një arsye për të qenë të shqetësuar. Më 2007, Zobeli tha se “këmbëngulja që Kosovë të jetë pjesë e Serbisë do të destabilizojë Serbinë, pas së cilës mund të ngrihet gjithashtu çështja e Vojvodinës”. Novikovi i hodhi poshtë të gjitha akuzat e tendencave separatiste. “Vojvodina nuk do të rrezikojë shtetin e Serbisë me një veprim të vetëm. Zyra jonë do të vendoset në ambasadën serbe në Bruksel dhe përfaqësuesit do të kenë pasaporta diplomatike serbe,” tha ai. Novikovi përsëriti gjithashtu se arsyet për hapjen e zyrës janë më së shumti ekonomike. “Në fillim të punës sonë, ne do të kemi vetëm dy zyrtarë në Bruksel. Do të rrisim numrin e përfaqësuesve vetëm nëse zyra sjell para në Vojvodinë dhe Serbi. Kohët e fundit, fituam një projekt të shkatërrimit të bimës ambrosia me vlerë 400,000 euro dhe vetëm me këtë projekt kemi paguar për të gjithë vitin e parë të punës së zyrës,” tha Novikovi. Aleksandar Popov, përfaqësues i OJQ-së Qendra për Rajonalizmin, tha se kundërshtimi ndaj zyrës së Vojvodinës është rezultat i frikës së shkaktuar nga shpërbërja e shtetit gjatë dekadave të mëparshme. “Sot çdo ndërmarrje e madhe ka një zyrë në Bruksel, pra pse të mos e ketë Vojvodina?” i tha ai SETimes. Popovi shpjegoi se termi “rajon” në Europë lejon që disa zona të shteteve të ndryshëm të shprehin karakteristikat e tyre të posaçme dhe të jenë më të pavarur financiarisht nga qeveria qendrore. “Do të ishte e rëndësishme që kjo të zbatohej gjithashtu në Serbi. Kështu siç është, pjesë të mëdha të Serbisë praktikisht mbeten të zbrazëta, ndërsa njerëzit rendin për në qytete më të mëdhenj, kryesisht Beogradi dhe Novi Sadi”, tha Popovi. 
Advertisements

Posted August 24, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: