Një “erë” e re në politikën e jashtme të SHBA   Leave a comment

Fareed Zakaria, CNN

Fareed Zakaria

Në mars, shumë neokonservatorë në Uashington ishin kritikues në lidhje me mënyrën me të cilën po e përballonte Presidenti Obama situatën dhe ndërhyrjen në Libi. Ata argumentonin se po bënte shumë pak dhe po vepronte shumë vonë-qasja e tij ishte më e shumanshme sesa duhej dhe njëkohësisht mungonte kohezioni. Ata vazhdimisht e kritikuan Presidentin Obama për “udhëheqjen nga prapa”, në qoftë se do të përdorim fjalët e një këshilltari anonim të Shtëpisë së Bardhë.
Por tani që këta kritikë përballen me suksesin e operacionit në Libi, ata po “ndryshojnë melodi” dhe po “kërkojnë atësinë” e operacionit. Madje argumentojnë se nëse këshilla e tyre do ishte ndjekur pikë për pikë, ndërhyrja në Libi do kishte sjellë efekte më të shpejta dhe më të suksesshme. Por ndërhyrja në Libi ishte ekzaktësisht kaq e saktë,  pikërisht prej faktit se nuk ndoqi modelin e zakonshëm dhe tradicional të ndërhyrjeve amerikane. Në të vërtetë shënon lancimin e një “ere” të re në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërhynin në Libi vetëm nëse do të ishin pjekur disa kushte:
1)Një grup lokal që dëshironte të luftonte dhe të vdiste për ndryshimet; me fjalë të tjera, një “kapacitet indigjen”
2)Njohja e legjitimitetit lokal si formë e kërkesës për ndërhyrje nga ana e Lidhjes Arabe
3)Legjitimitet ndërkombëtare bazuar mbi Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1973
4)Ndarje e shëndetshme barre me Anglinë dhe me Francën, duke saktësuar nivelin e përfshirjes dhe detajimin e angazhimit që do të ofronin
Vetëm kur të gjitha këto kushte u plotësuan, administrata “Obama” vendosi të luajë një rol kryesor mbështetës në operacionin në Libi
Është e rëndësishme të specifikojmë se megjithëse ishte “një rol mbështetës”, Shtetet e Bashkuara ishin të domosdoshme për mbarëvajtjen e operacionit. Askush tjetër nuk do kishte mundur të eliminonte mbrojtjen ajrore të Gadafit, dhe praktikisht gjithë forcën e tij ajrore, në vetëm tri ditë. Pa Amerikën, operacioni në Libi nuk do të mund të vihej në jetë. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara ishin “mbështetëse” në një sens tjetër; pas një goditjeje fillestare, SHBA kaloi në prapaskenë, duke u  kërkuar partnerëve të NATO-s të bënin punën e rëndë. Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara ndërhynë vetëm kur ndien nevojën e tyre. E gjithë kjo na shfaq një model mjaft të ndryshëm dhe inovativ ndërhyrjeje, të cilin e konsideroj si një përmirësim të theksuar të të vjetrit, model i cili ishte mjaft ekspansiv dhe i kushtueshëm.
Modeli i ri mundëson dy gjëra:
Fillimisht sigurohet se ka aleanca lokale të përkushtuara ndaj të njëjtave qëllime të koalicionit të jashtëm. Në këtë mënyrë, situata paraqitet më legjitime. Dhe nëse ka diçka që na e ka mësuar si Afganistani, si Iraku, është fakti se legjitimiteti lokal është çelësi.
Së dyti, ky model sigurohet për një ndarje të shëndetshme barre, në mënyrë të tillë që Shtetet e Bashkuara të mos ngelen të vetme në zotërimin e vendit, sikurse ka ndodhur shpesh në të shkuarën.
Krahasuar me luftërat në Irak dhe Afganistan, operacioni libian kishte një kosto të ulët. Në tërësi u kushtoi Shteteve të Bashkuara rreth 1 bilion dollarë. Lufta në Irak, së bashku me atë në Afganistan kushtuan së bashku 1.3 trilionë dollarë. Me fjalë të tjera, suksesi në Libi u arrit me më pak se një të dhjetën e shpenzimeve për ndërhyrjet në Irak dhe në Afganistan. Padyshim që ky model nuk është aspak i keq për të ardhmen.
Kjo qasje ka kritikë si nga ana e djathtë, ashtu edhe nga ajo e majtë. Disa nga të majtët, ndërkombëtarët liberalë, u tmerruan nga fakti se njerëzit në Benghazi brohoritën Presidentin Nicolas Sarkozy. Ata mendojnë se vetëm emri i Presidentit Obama duhet të jetë në buzët e libianëve të çliruar. Por në fakt, nuk ka asgjë të keqe, një botë në të cilën edhe europianët lidhen me kauzën e lirisë. Kjo do të thotë se ata janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi, si dhe të paguajnë një pjesë të ndërhyrjes. Dhe gjithashtu do të thotë se janë të gatshëm të përfshihen në procesin e vështirë të rindërtimit.
Modeli i vjetër i lidershipit amerikan, në të cilin ne merrnim të gjitha vendimet, merrnim përsipër gjithë barrën, paguanim gjithë operacionin dhe merrnim gjithë brohoritjet, ka ndryshuar. Njerëzit në Uashington duhet të kuptojnë se kur vende të tjera përfshihen, është normale që do të marrin përgëzime për suksesin. Është më e rëndësishme që Libia të shpëtonte, sesa Uashingtoni të shihej si shpëtimtari i vetëm.
Në të ardhmen duhet të ndjekim përsëri një model të tillë të limituar ndërhyrjeje. Shtetet e Bashkuara nuk mund të disponojnë një buxhet të palimituar për ndërhyrje në vende, të cilat, po ta themi shkoqur, nuk kanë rëndësi jetësore për interesat kombëtare. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, e tha qartë: Libia nuk është jetësore për interesat kombëtare amerikane. Por pavarësisht kësaj, çështja është se revolucioni libian ishte një ngjarje me rëndësi, në të cilën nëse SHBA mund të ishte e dobishme, do të kishte përfitime të mëdha për Libinë dhe për vetë Amerikën.
Pyetja përpara Libisë ishte: A mund të vëmë në jetë ndërhyrje të suksesshme, por duke mbajtur nën kontroll, si kostot financiare edhe ato humane?
Sot, përgjigjja është po.

Advertisements

Posted August 27, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: