Archive for the ‘Shtypi i huaj’ Category

Një “erë” e re në politikën e jashtme të SHBA   Leave a comment

Fareed Zakaria, CNN

Fareed Zakaria

Në mars, shumë neokonservatorë në Uashington ishin kritikues në lidhje me mënyrën me të cilën po e përballonte Presidenti Obama situatën dhe ndërhyrjen në Libi. Ata argumentonin se po bënte shumë pak dhe po vepronte shumë vonë-qasja e tij ishte më e shumanshme sesa duhej dhe njëkohësisht mungonte kohezioni. Ata vazhdimisht e kritikuan Presidentin Obama për “udhëheqjen nga prapa”, në qoftë se do të përdorim fjalët e një këshilltari anonim të Shtëpisë së Bardhë.
Por tani që këta kritikë përballen me suksesin e operacionit në Libi, ata po “ndryshojnë melodi” dhe po “kërkojnë atësinë” e operacionit. Madje argumentojnë se nëse këshilla e tyre do ishte ndjekur pikë për pikë, ndërhyrja në Libi do kishte sjellë efekte më të shpejta dhe më të suksesshme. Por ndërhyrja në Libi ishte ekzaktësisht kaq e saktë,  pikërisht prej faktit se nuk ndoqi modelin e zakonshëm dhe tradicional të ndërhyrjeve amerikane. Në të vërtetë shënon lancimin e një “ere” të re në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërhynin në Libi vetëm nëse do të ishin pjekur disa kushte:
1)Një grup lokal që dëshironte të luftonte dhe të vdiste për ndryshimet; me fjalë të tjera, një “kapacitet indigjen”
2)Njohja e legjitimitetit lokal si formë e kërkesës për ndërhyrje nga ana e Lidhjes Arabe
3)Legjitimitet ndërkombëtare bazuar mbi Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1973
4)Ndarje e shëndetshme barre me Anglinë dhe me Francën, duke saktësuar nivelin e përfshirjes dhe detajimin e angazhimit që do të ofronin
Vetëm kur të gjitha këto kushte u plotësuan, administrata “Obama” vendosi të luajë një rol kryesor mbështetës në operacionin në Libi
Është e rëndësishme të specifikojmë se megjithëse ishte “një rol mbështetës”, Shtetet e Bashkuara ishin të domosdoshme për mbarëvajtjen e operacionit. Askush tjetër nuk do kishte mundur të eliminonte mbrojtjen ajrore të Gadafit, dhe praktikisht gjithë forcën e tij ajrore, në vetëm tri ditë. Pa Amerikën, operacioni në Libi nuk do të mund të vihej në jetë. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara ishin “mbështetëse” në një sens tjetër; pas një goditjeje fillestare, SHBA kaloi në prapaskenë, duke u  kërkuar partnerëve të NATO-s të bënin punën e rëndë. Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara ndërhynë vetëm kur ndien nevojën e tyre. E gjithë kjo na shfaq një model mjaft të ndryshëm dhe inovativ ndërhyrjeje, të cilin e konsideroj si një përmirësim të theksuar të të vjetrit, model i cili ishte mjaft ekspansiv dhe i kushtueshëm.
Modeli i ri mundëson dy gjëra:
Fillimisht sigurohet se ka aleanca lokale të përkushtuara ndaj të njëjtave qëllime të koalicionit të jashtëm. Në këtë mënyrë, situata paraqitet më legjitime. Dhe nëse ka diçka që na e ka mësuar si Afganistani, si Iraku, është fakti se legjitimiteti lokal është çelësi.
Së dyti, ky model sigurohet për një ndarje të shëndetshme barre, në mënyrë të tillë që Shtetet e Bashkuara të mos ngelen të vetme në zotërimin e vendit, sikurse ka ndodhur shpesh në të shkuarën.
Krahasuar me luftërat në Irak dhe Afganistan, operacioni libian kishte një kosto të ulët. Në tërësi u kushtoi Shteteve të Bashkuara rreth 1 bilion dollarë. Lufta në Irak, së bashku me atë në Afganistan kushtuan së bashku 1.3 trilionë dollarë. Me fjalë të tjera, suksesi në Libi u arrit me më pak se një të dhjetën e shpenzimeve për ndërhyrjet në Irak dhe në Afganistan. Padyshim që ky model nuk është aspak i keq për të ardhmen.
Kjo qasje ka kritikë si nga ana e djathtë, ashtu edhe nga ajo e majtë. Disa nga të majtët, ndërkombëtarët liberalë, u tmerruan nga fakti se njerëzit në Benghazi brohoritën Presidentin Nicolas Sarkozy. Ata mendojnë se vetëm emri i Presidentit Obama duhet të jetë në buzët e libianëve të çliruar. Por në fakt, nuk ka asgjë të keqe, një botë në të cilën edhe europianët lidhen me kauzën e lirisë. Kjo do të thotë se ata janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi, si dhe të paguajnë një pjesë të ndërhyrjes. Dhe gjithashtu do të thotë se janë të gatshëm të përfshihen në procesin e vështirë të rindërtimit.
Modeli i vjetër i lidershipit amerikan, në të cilin ne merrnim të gjitha vendimet, merrnim përsipër gjithë barrën, paguanim gjithë operacionin dhe merrnim gjithë brohoritjet, ka ndryshuar. Njerëzit në Uashington duhet të kuptojnë se kur vende të tjera përfshihen, është normale që do të marrin përgëzime për suksesin. Është më e rëndësishme që Libia të shpëtonte, sesa Uashingtoni të shihej si shpëtimtari i vetëm.
Në të ardhmen duhet të ndjekim përsëri një model të tillë të limituar ndërhyrjeje. Shtetet e Bashkuara nuk mund të disponojnë një buxhet të palimituar për ndërhyrje në vende, të cilat, po ta themi shkoqur, nuk kanë rëndësi jetësore për interesat kombëtare. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, e tha qartë: Libia nuk është jetësore për interesat kombëtare amerikane. Por pavarësisht kësaj, çështja është se revolucioni libian ishte një ngjarje me rëndësi, në të cilën nëse SHBA mund të ishte e dobishme, do të kishte përfitime të mëdha për Libinë dhe për vetë Amerikën.
Pyetja përpara Libisë ishte: A mund të vëmë në jetë ndërhyrje të suksesshme, por duke mbajtur nën kontroll, si kostot financiare edhe ato humane?
Sot, përgjigjja është po.

Posted August 27, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

Politika e re monetare e Kinës   Leave a comment

Nga Martin Feldstein*

Qeveria e Kinës është mёse e gatshme t’i lejojë kursit tё këmbimit huanit kinez (Yuan)-dollarë, të pësoje një rritje mё tё madhe në muajt e ardhshëm; nё krahasim me kufizimet e  vitit tё kaluar. Kursi i këmbimit pësoi një “ngrirje” gjatë krizës financiare, por që nga vera e vitit 2010 i është lejuar tё ketë njё ngritje relativisht tё mirё tё vlerës sё kursit tё këmbimit. Në 12 muajt e fundit, huani është forcuar kundrejt dollarit me 6%, nё monedhën e vet tё referencës. Një rritje më e shpejtë e normës nё këmbimin  huani- dollar, do të tkurrte eksportet dhe do tё  rriste importet kineze. Ky veprim do ti lejonte monedhave tё vendeve tё tjera aziatike, një rritje tё konsiderueshme ose do tё zgjeronte eksportet e tyre në kurriz të prodhuesit kinez. Kjo mund të kënaqë fqinjët e Kinës, por kjo nuk do të apelohej për Prodhuesit kineze. Pse, atëherë, mund të lejojnë autoritetet kineze rritjen e  qëllimshme e tё shpejte tё huanit-t?
Ekzistojnë dy arsye themelore pse qeveria kineze mund të zgjedhë strategji tё tilla si: reduktimin e rrezikut tё portofolios dhe “frenimin” e inflacionit vendas. Konsiderojmë, së pari, shqetësimin e  autoriteteve për rreziqet e ardhshme si pasojё e portofolios sё letrave të huaja me vlerë (bonot). Portofoli ekzistues i Kinës ka një vlerё rreth $3trillion, bono dhe letrave të huaja me vlerё duke u ekspozuar kështu ndaj dy rreziqeve konkrete: Inflacionin në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë dhe një zhvlerësimi tё shpejtë tё dollarit kundrejt euros dhe monedhave të tjera. Inflacioni në SHBA dhe Evropë do të zvogëlojë vlerën blerëse të bonove tё dollarit ose euro- bonove. Kina do tё vazhdojë tё posedojë shuma tё mëdha nё dollarë apo euro, por ato dollarë dhe euro do të blejnë sasi mё tё vogla “produktesh” në tregun botëror. Edhe nëse nuk ka pasur rritje në normat e inflacionit, një rënie e mprehtë në vlerën relative tё dollarit kundrejt euros dhe monedhave të tjera të huaja, do të reduktonte vlerat e tij në blerjen e produkteve evropiane dhe produkteve të tjera. Kina me tё drejtë  mund të shqetësohet për këtë, duke parë edhe  rënien e dollarit nё 10% me euron, krahasuar me vitin e kaluar dhe shumë më tepër ndaj monedhave të tjera. 
 E vetmja mënyrë për Kinën  të reduktoje këto rreziqe është  tё zvogëlojë sasinë e valutës së huaj e te letrave me vlerë që ajo zotëron. Por Kina nuk mund të zvogëloje volumin e bonove të tilla, ndërsa është  duke drejtuar një tepricë tё madhe aktuale të llogarisë.  Në 12 muajt e fundit, Kina ka një bilanc të llogarisë aktuale prej gati $ 300billion, e cila duhet ti shtohet në aksioneve ekzistuese të Kinës tё letrave me vlerë në dollarë, euro, dhe monedha të tjera të huaja.
Arsyeja e dytë pse liderët politikë të Kinës mund të favorizojnë një huanit më të fortё është reduktimi i  normën sё brendshme tё inflacionit Kinez. Një huan  i fortë ul koston për konsumatorët kinezë dhe firmat kineze tё produkteve të importuara, nëse koston e “shpreh” në huan. Një fuçi  nafte mund të kushtojë ende 90 $, por sjell  një rritje  prej10% kur e këmben ne huan dhe e ul çmimin me 10%. Ulja e kostos së importeve është e rëndësishme sepse Kina importon një diapazon mallrash konsumi, pajisjeje, dhe materiale tё lёndёs sё parё. Aktualisht , totali vjetor i importeve kineze arrin ne 1.4 trillion $ ose përafërsisht 40% e GDP-sё aktuale. 
Një huan i fortë do të reduktojë mё me efikasitet presionin e kërkesës më të gjerë, sesa vetё politikat e tanishme të rritjes së normave të interesit. Kjo do të jetë edhe më tё rëndësishme në të ardhmen, kur Kina “tё fusë nё punё”  planin e saj nё rritjen e shpenzimeve te brendshme. Një qëllim kryesor i paraqitur kohët e fundit është edhe Plani 5-vjeçar,si synim  rritjen e të ardhurave familjare dhe shpenzimeve tё konsumit në një normë më të shpejtë se ajo e rritjes së GDP-së. Kombinimi i rritjes më të shpejtë tё  shpenzimeve bruto duke marrë parasysh edhe nivelin ekzistues tё eksporteve, do ti shkaktojë kinës  bllokimin e prodhimit dhe “tendosje” nё kapacitet, duke çuar në një  rritje të shpejtë  tё çmimet tё produkteve vendase. Për ti” bёrё vend” rritjes së shpenzimeve të konsumit kërkohet reduktimi i eksporteve, duke i lejuar monedhës të vlerësohet.
Duke ju rikthyer rezultateve tё  vitit tё kaluar, vëmë re se  rritja prej 6% në normën e  këmbimit tё huanit – dollar, mund të kuptohet fare mirë si  një  rritje relative në koston e mallrave kineze për blerësit Amerikanë dhe kjo vjen për shkak të ndryshimeve në normat e inflacionit tё brendshëm. Çmimet për Konsumatorin kinez u rritën me 6,5% gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që çmimet e konsumit tё SHBA-ve u rritën vetëm rreth 3,5%. Kjo 3% diferencë të thotë se Inflacioni i”vërtetë” , pra kursi i këmbimit huani- dollar u rrit me 9% gjatë vitit të kaluar (P.sh., 6% vlerësimi nominale plus 3% -in e diferencës së inflacionit.) Edhe pse kjo është mënyra se si qeveritë llogarisin kursit real të këmbimit pra  ndryshimin, ajo padyshim mbi deklaron ndryshimin relativ për çmimet e  produkteve që amerikanët blenë nga Kina, për shkak se rritja e inflacionit  kinez u shkaktua nga rritja e çmimeve nё strehime, perime dhe  prodhimeve tё vendit, tё  pa eksportueshme. Çmimet e produkteve kineze nё huan, të cilat eksportohen në SHBA mund edhe  ë mos kenё pësuar  rritje. Kursi i këmbimit huanit-dollar është, sigurisht, vetëm një pjesë e tregimit të asaj që i jep shtytje  konkurrencës tregtare të Kinës. Ndërsa huani është rritur në krahasim me dollarin, dollari ka rënë kundrejt monedhave të tjera kryesore. Rënia prej 10%  e dollarit në krahasim me euron gjatë 12 muajve të fundit nënkupton që huani është  relativisht rreth 4% me poshtë  në krahasim me euron. Franga zvicerane është rritur me  më shumë se 40% ndaj dollarit dhe për këtë arsye më shumë se 30% kundër huanit. Duke parë klasifikimin e plotë të vendeve me të cilat Kina tregton, na le te nënkuptojmë  se vlera e përgjithshme e huani ndoshta ka pësuar një rënie gjatё 12 muajve tё fundit. Ka shumё mundësi qё  Dollari të vazhdojë në rënie, në krahasim me euron dhe monedhave tё tjera gjatë disa viteve  nё vijim. Si rezultat, kinezёt do të jenë në gjendje për të lejuar një rritje tё  ndjeshme tё huanit kundrejt dollarit, në qoftë se ata duan të rrisin vlerën e saj globale, me qëllim uljen e  rrezikut nё portofolion kinez  dhe frenimin e presioneve inflacioniste.

*Martin Feldstein, Profesor Ekonomie ne Universitetin e Harvardit
Marrë nga rrjeti Project-Syndicate.

Posted August 25, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

10 vjet nga 11 Shtator 2001, Al-Kaeda është përthyer, dhe jo thyer   Leave a comment

Nga David Ignatus

Zyrtarë të qeverisë i referohen asaj qetësisht si “SSE”, ose Siti i Ndjeshëm i Shfrytëzimit. Ky është mandati i tyre jo korrekt për vendin e fshehtë të provave që ka marrë me vete përbërja e Osama bin Ladenit natën që u vra lideri i Al Kaedës.
Në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 disa javë më pas, është e mundur që të përdoren këto prova për të skicuar një portret të gjallë të Al Kaedës, duke vizatuar në më shumë se 100 kompjuterë pajisjet e depove, duke përfshirë mënyrat e gishtit të madh, DVD-të dhe CD-të dhe më shumë se një duzinë kompjuterësh ose hard disqe – të gjitha të mbledhura gjatë bastisjes së 2 majit.
Zyrtarët amerikanë thonë se dalin në shesh tre tema të fuqishme nga leximi i këtyre fileve, shumica e të cilëve ishin komunikime ndërmjet Bin Ladenit dhe zëvendësit të tij të lartë Atiyah Abd al-Rahman. Në të vërtetë, sepse Atiyah i Libisë (i cili njihet prej analistëve me emrin e tij të parë), është lidhja kyçe me botën e jashtme, zyrtarët e shihnin atë si pasardhësin më të rëndësishëm se pasardhësin e Bin Ladenit, Ayman Al Zawahiri.
Theksojmë: 1-    Bin Ladeni deri ditën e vdekjes së tij ruajti një pasion për të nisur sulme të rëndësishme kundër Shteteve të Bashkuara, të lidhura në mënyrë ideale me 10 vjetorin e 11 shtatorit të vitit 2001. Ai dhe Atiyah komunikonin shpesh se kush mund ta kryente një sulm të tillë, me Atiyah që propozonte emra dhe Bin Ladeni i refuzonte ato. Bin Ladeni po kërkonte akoma për një sulm ndryshe të historisë, me objektiva të mëdha ekonomike – që do të ballafaqoheshin ose do të tejkalonin ndikimin e 11 shtatorit 2001. Nga ana tjetër, Zawahiri favorizonte një strategji oportuniste të sulmeve të vogla. 2- Bin ladeni ishte një shef ekzekutiv, me rol në planifikimin e operacioneve dhe në vendimet e personelit, në mënyrë më të saktë se krerët e lartë që analistët e Shteteve të Bashkuara kishin hamendësuar. Zawahiri, të cilët analistët e kishin imagjinuar si liderin e çdo dite, ishte në të vërtetë mjaft i izoluar – dhe ashtu mbeti, pavarësisht dhjetëra komunikimeve të këtij viti. Zawahiri vuan nga mosbesimi midis fraksioneve të tij egjiptiane të Al Kaedës dhe operativave të tjerë, të tillë si Atiyah. 3- Bin Ladeni vuante keq nga sulmet e telekomanduara të bazës së Al Kaedës në zonat fisnore të Pakistanit. Ai e quante këtë “luftë inteligjente” dhe tha se ajo ishte “e vetmja armë që po i dëmtonte”. Ai u ankua se kuadrot e tij nuk mund të stërviteshin në zonat fisnore, nuk mund të komunikonin, nuk mund të udhëtonin lehtësisht dhe nuk mund të nxirrnin rekrutë të rinj. Bin Ladeni diskutoi për shpërnguljen e bazës së Al Kaedës në një zonë tjetër, por ai kurrë nuk e bëri këtë.
Analistët nuk gjetën në material asgjë për t’i sugjeruar qeverisë së Pakistanit bashkëpunim në praninë e Bin Ladenit në Abbottabad dhe është e qartë se ai ishte paranojak  se do ta gjenin e do ta vrisnin: Ai urdhëroi vartësit e tij që të kufizonin lëvizjet për të ndihmuar në ruajtjen e asaj që ka mbetur nga Al Kaeda në Pakistan. Frika se mos zbulohej ishte objekt i bisedës ndërmjet Bin Ladenit, Atiyah, Zawahiri dhe të tjerëve.
Bin Ladeni shqetësohej gjithashtu se pozita e Al Kaedës në radhët e myslimanëve po venitej dhe se Perëndimi kishte arritur pjesërisht të distanconte mesazhet e Al Kaedës nga vlerat thelbësore islamike.
Të shqetësuar në lidhje me këtë bazë të shkatërruar, Bin Ladeni u konsultua me bashkëpunëtorët në veri të Afrikës dhe në Jemen për t’u përpjekur përsëri në zhvillimin e një shteti islamik lokal ekstremist, në mënyrë që të sulmonin Shtetet e Bashkuara dhe interesat e saj.
Frika se taktikat ekstreme të Al Kaedës po digjeshin dhe po tjetërsonin myslimanët, ishte dhe tema e një mesazhi të shquar që Atiyah i dërgoi në vitin 2005 Abu Musab al-Zarqawit, shefit vrasës të Al Kaedës në Irak. Në këtë dokument, që u bë publik para 5 vitesh nga Shtetet e Bashkuara, Atiyah paralajmëronte se nxitja e dhunës Su’uni-Shi’ite (e cila prodhohej nga Zarqawi) ishte potencialisht shkatërruese.
Al Kaeda që shfaqet në këto dokumente është një grup i çorientuar dhe i dëmtuar rëndë. Vdekja e Ilyas Kashmirit më 3 qershor, nga një sulm i telekomanduar, tregon se vazhdimësia e organizatës është mjaft e dobët. Kashmiri ishte një operator i pamëshirshëm që planifikoi sulmet e Mumbait në vitin 2008, të cilët vranë 166 njerëz dhe dimrin e kaluar po komplotonte sulme vdekjeprurëse në Europë, të cilët u ndaluan vetëm në sajë të një lufte agresive të kundër terrorizmit. (Shërbimet e Sigurisë nga Europa dhe Turqia arrestuan rreth 20 operativë të Kashmirit përpara se ata të mund të kryenin këto sulme).
Kur zyrtarët e lartë amerikanë të bëjnë një përmbledhje të pikëpamjeve të tyre për Al Kaedën, në prag të 10 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ata do të përshkruajnë një organizatë që është rrëzuar, por që sigurisht nuk përjashtohet mundësia që ajo të godasë përsëri. Ata nuk janë në dijeni të ndonjë komploti të veçantë kundër Shteteve të Bashkuara për 10 vitet e ardhshme, por ata po kërkojnë e po kontrollojnë çdo kanal për të cilin janë në dijeni. Ata e pranojnë se më e rrezikshme është pikërisht ajo që ne nuk njohim rreth Al Kaedës. 
Marrë nga Washington Post

Posted August 25, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

Vojvodina hap zyrë në Bruksel, alarm në Beograd për ambiciet separatiste të Novi Sadit   Leave a comment

“Southeast European Times”

Shpërthejnë polemikat lidhur me zyrën e Vojvodinës në Bruksel. Krahina veriore e Serbisë, e banuar në shumicë nga hungarezë etnikë, do të përurojë zyrën e saj të Brukselit brenda disa javësh, veprim që partitë nacionaliste në Beograd e shohin si një hap drejt separatizmit 
Zyrtarët e Vojvodinës thonë se kanë shpresa të mëdha lidhur me hapjen e një zyre në Bruksel në mes të tetorit, kryesisht për të patur mundësinë e përdorimit të fondeve europianë. Ata thonë se kjo është një praktikë normale europiane dhe mbi 300 rajone nga shtete të ndryshëm europianë kanë zyra në Bruksel. “Eshtë shumë e rëndësishme që jemi të pranishëm në vendin ku bëhen vendimet. Duke hapur një zyrë në Bruksel, shpresojmë të kemi mundësinë e përdorimit më të kollajtë të projekteve europianë dhe mundësi më të mira për investimin e huaj në Vojvodinë,” i tha SETimes kreu i zyrës së ardhshme në Bruksel Predrag Novikov. E gjithë Serbia mund të përfitojë nga kjo, shtoi ai.
Veprimi ka shkaktuar një alarm në Serbi dhe ka çuar në deklarata se veprimi është pjesë e prirjeve separatistëve të partive të ndryshme të Vojvodinës dhe udhëheqësve krahinorë. Partitë e krahut të djathtë protestuan më parë ndaj statusit të Vojvodinës, duke pretenduar se i la marrëdhëniet mes Vojvodinës dhe qeverisë qendrore shumë të shlirta. Njoftimi rreth zyrës së Brukselit ndezi veçanërisht reagime akuzues. Partia Demokratike e Serbisë (SDD) në Vojvodinë pretendoi se ka parti dhe njerëz brenda administratës së Vojvodinës që “propagandojnë separatizëm”. Janë ata që kanë këmbëngulur më shumë në hapjen e zyrës së Brukselit, i tha SETimes përfaqësuesi i DSS-së Borko Iliç. I pyetur pse DSS nuk kishte asnjë problem me faktin se qytetet serbë të Nishit dhe Kragujevacit kanë zyra në Bruksel, por kundërshton atë të Vojvodinës, Iliçi u përgjegj se autoritetet e Vojvodinës kishin kërkuar status të posaçëm për përfaqësuesit e tyre, si dhe pasaporta diplomatike. “Gjithashtu, askund në kontratën mbi hapjen e zyrës së Vojvodinës nuk përmendet se përfaqësuesit krahinorë kanë një detyrim të përfaqësojnë një vijë politike në përputhje me qeverinë qendrore (kombëtare)”, tha Iliçi. Kundërshtarët e zyrës së Vojvodinës në Bruksel vënë në dukje një deklaratë nga ish-Ambasadori gjerman në Beograd Andreas Zobel mbi Kosovën, që dha një arsye për të qenë të shqetësuar. Më 2007, Zobeli tha se “këmbëngulja që Kosovë të jetë pjesë e Serbisë do të destabilizojë Serbinë, pas së cilës mund të ngrihet gjithashtu çështja e Vojvodinës”. Novikovi i hodhi poshtë të gjitha akuzat e tendencave separatiste. “Vojvodina nuk do të rrezikojë shtetin e Serbisë me një veprim të vetëm. Zyra jonë do të vendoset në ambasadën serbe në Bruksel dhe përfaqësuesit do të kenë pasaporta diplomatike serbe,” tha ai. Novikovi përsëriti gjithashtu se arsyet për hapjen e zyrës janë më së shumti ekonomike. “Në fillim të punës sonë, ne do të kemi vetëm dy zyrtarë në Bruksel. Do të rrisim numrin e përfaqësuesve vetëm nëse zyra sjell para në Vojvodinë dhe Serbi. Kohët e fundit, fituam një projekt të shkatërrimit të bimës ambrosia me vlerë 400,000 euro dhe vetëm me këtë projekt kemi paguar për të gjithë vitin e parë të punës së zyrës,” tha Novikovi. Aleksandar Popov, përfaqësues i OJQ-së Qendra për Rajonalizmin, tha se kundërshtimi ndaj zyrës së Vojvodinës është rezultat i frikës së shkaktuar nga shpërbërja e shtetit gjatë dekadave të mëparshme. “Sot çdo ndërmarrje e madhe ka një zyrë në Bruksel, pra pse të mos e ketë Vojvodina?” i tha ai SETimes. Popovi shpjegoi se termi “rajon” në Europë lejon që disa zona të shteteve të ndryshëm të shprehin karakteristikat e tyre të posaçme dhe të jenë më të pavarur financiarisht nga qeveria qendrore. “Do të ishte e rëndësishme që kjo të zbatohej gjithashtu në Serbi. Kështu siç është, pjesë të mëdha të Serbisë praktikisht mbeten të zbrazëta, ndërsa njerëzit rendin për në qytete më të mëdhenj, kryesisht Beogradi dhe Novi Sadi”, tha Popovi. 

Posted August 24, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj

Obama duhet të veprojë në mënyrë të madhërishme, afatgjatë dhe globale   Leave a comment

Nga E.J. Dionne (Washington Post)

Presidenti Obama ka vetëm një mundësi teksa ai mendon se ekonomia botërore po lëkundet: Ai duhet të veprojë në mënyrë të madhërishme, afatgjatë dhe në mënyrë globale. Obama nuk duhet të kufizohet nga ajo që Tea Party mund të lejojë udhëheqësit republikanë të bëjnë në Kongres. Ai duhet konstatojë në mënyrë të qartë, elokuente dhe në detaje atë që ai mendon se çfarë do të ndodhë. As historia dhe as votuesit nuk do të jenë të sjellshëm me të nëse ai lejon kujdesin dhe llogaritjen politike të zërë vend.

Veprimi në mënyrë të madhërishme do të thotë veprime të menjëhershme për të rritur ekonominë dhe pse kjo do të rrisë deficitin afatshkurtër. Propozimet e tij për të vazhduar uljen e taksave, zgjerimin e sigurimit të papunësisë dhe miratimet e patentës së reformave janë të mira, por nuk janë të mjaftueshme. Qeveria federale duhet t’u vijë përsëri në ndihmë qeverive shtetërore dhe lokale, shkurtimet e buxhetit që ata po detyrohen të bëjnë janë pikërisht ajo gjë për të cilën qeveria nuk ka nevojë në këto momente. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për rritjen e shpenzimeve sa më shpejt të jetë e mundur, në lidhje me rrugët, urat, transitet dhe projektet e tjera të ndërtimit, duke përfshirë dhe një program të ri për rehabilitimin e shkollave të shkatërruara të vendit. Administrata duhet të bëjë më tepër për të zgjidhur çështjen e hipotekës, e cila po i pengon konsumatorët.
Nuk janë vetëm liberalët në Shtetet e Bashkuara dhe social demokratët në Europë ata që po stimulojnë ekonominë. Thirrjet për ta bërë këtë vijnë nga zemra e sistemit kapitalist.
Gjatë javës së kaluar, investitorët e mëdhenj dhe udhëheqësit e bizneseve kanë ndaluar së biseduari rreth balancimit të buxhetit dhe kanë nisur lëshimin e thirrjeve për të pushtuar nga paniku qeveritë e botës, në mënyrë që të fillojnë lëvizjet për të shmangur një recesion të dytë nga shpenzimet e më shumë parave. Ata e dinë se rreptësia është ilaçi i gabuar pikërisht tani.
Në të njëjtën kohë Obama duhet të përgatisë një plan nga ana e tij për t’i dhënë fund deficitit afatgjatë. Ai nuk duhet të kufizohet në negociatat e tij nga republikanët e Kongresit, për ta mbajtur borxhin mjaft të ngritur në qiell. Ata nuk e mbajnë më peng kredinë e kombit. Ai duhet të nxjerrë pikërisht se çfarë do të bëjë dhe të braktisë praktikën e tij për t’u bërë lëshime parandaluese kundërshtarëve të tij.
Kjo do të thotë se Obama nuk duhet të turpërohet në lidhje me nxitjen e mundshme të taksave, veçanërisht ato të të pasurve. Le të jetë e qartë: Nuk do të ketë rritje të menjëhershme të taksave, ato do të pësojnë goditje pas një ose dy vjetësh nga tani.
Çdo plan i besueshëm duhet të përfshijë të paktën 2-2.5 trilionë të ardhurash brenda një dekade. Obama, i cili do t’ia japë kuotën financierit Warren Buffett, duhet të ndjekë shembullin e Buffet në lidhje me këtë. Nga shkrimi në Nju Jork Times javën e kaluar, Buffett propozoi që “për ata që bëjnë më shumë se një milionë dollarë – kishte rreth 236.883 familje në vitin 2009 – unë do të rris menjëherë normat e tatueshme në të ardhurat më të mëdha se një milionë, duke përfshirë gjithashtu dividentët dhe kapitalin e fituar. Ndërsa për ata që bëjnë më shumë se 10 milionë ose më shumë – kishte 8. 274 raste të tillë në vitin 2009 – unë sugjeroj një rritje shtesë në normë.
“Unë dhe shokët e mi”, shtoi ai, “jemi përkëdhelur mjaft gjatë nga një Kongres bilioner miqësor”. Buffett e bekon atë, gënjen në idenë që ne kemi nevojë për më pak norma të taksave, që përkëdhel shumë të pasur duke i mbajtur ata nën të njëjtin ritëm si klasa e mesme e sipërme. Ne kemi nevojë për norma shtesë të taksave për të vërtetën e pasur.
Një taksë karboni, e kompensuar pjesërisht nga shkurtimi i taksave ose vlera e të ardhurave të mesme dhe tatimpaguesve më të varfër, mund të sigurojë të ardhura shtesë. Ne duhet të bëjmë akoma më shumë në lidhje me koston e shëndetit mjekësor pa dëmtuar ata që nuk mund të përballojnë sigurimet dhe që nuk e kanë të garantuar kujdesin mjekësor.
Problemet tona nuk kanë lindur të gjithë nё Amerikë. Ky është një problem global, që kërkon një zgjidhje globale. Vështirësitë e borxheve europiane dhe struktura e saj e pazakontë e politike – një monedhë e përbashkët, pa një qeveri efektive të përbashkët – ndihmon në panikun në të cilin ne gjendemi. Madje dhe norma e rritjes së Kinës tregon shenja të ngadalësimit.
Udhëheqësit botërorë u mblodhën së bashku në vitin 2009 dhe ndalën depresionin. Obama duhet të marrë rolin udhëheqës në mënyrë që ata të veprojnë përsëri së bashku. Ah, por a nuk do ta pengojnë këtë proces republikanët e Kongresit sa më shumë të jetë e mundur? Kjo nuk është pyetja e duhur. Kryesorja është të insistojmë në një plan racional dhe të sfidojmë sistemin politik duke vepruar në mënyrë racionale. Shumë ekonomistë e njerëz biznesi, të cilët nuk janë të verbuar nga ideologjia besojnë se ne kemi nevojë për stimuj afatshkurtër dhe balancë afatgjatë fiskale. Obama duhet të shpjegojë se çfarë duhet bërë dhe më pas të luftojë për të. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur një mundësi që kjo të ndodhë.

Posted August 24, 2011 by radiofocus in Shtypi i huaj